· Miq ne faqe: 3
· Anetare ne faqe: 0
· Anetare gjithsej: 332
· Anetari me i ri: Marko
|
|
|
Xhani: Pano ėshtė Partizani, jo numri 10 |
|
 Shqipėria sot ėshtė nė ditė zie, pasi do tė pėrcillet pėr nė banesėn e fundit legjenda e futbollit shqiptar, Panajot Pano, i cili u nda nga jeta mė 19 janar. Pano ėshtė njė ikonė e Partizanit dhe, rrjedhimisht, trajneri Skerdi Bejzade ka propozuar qė fanella me numrin 10 tė hiqet nga qarkullimi. Ideja e Bejzades, por edhe e shumė personave tė tjerė, qė e pėrkrahin kėtė nismė, mendojnė se kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė respektuar figurėn e Panajot Panos te Partizani.
Presidenti i tė kuqve, Albert Xhani, dje ėshtė prononcuar rreth kėsaj ideje dhe, pas njė konsulte tė gjerė me shumė miq e dashamirės, mendon se heqja e numrit 10 nuk i kushton asgjė, por ka frikė se nė kėtė mėnyrė harrohet figura e Panos. Pėr njėshin e demave tė kuq, te Partizani dhjeta gjithmonė do tė personifikohet me Panon, prandaj ai nuk duhet barazuar thjesht me njė fanellė.
Edhe unė e kam pasur si ide qė te Partizani numri dhjetė duhet tė kalojė nė muze, nė nderim tė Panajot Panos. Kjo nuk na kushton asgjė dhe duket si gjėja mė e pakėt qė ne mund tė bėjmė. Por unė jam konsultuar me shumė miq, kolegė, dashamirės tė futbollit, kėshtu qė nuk e shikoj tė udhės ta heqim fanellėn me numrin 10. Panajoti nuk rron mė, kėshtu qė kam frikė se me heqjen e dhjetės e harrojmė fare. Te Partizani dhjeta gjithmonė do tė identifikohet me Panajot Panon, prandaj ēdokush qė do ta veshė kėtė fanellė duhet ta mendojė mirė, pasi ajo personifikon njė legjendė tė futbollit shqiptar.
Pano ėshtė imazhi i patjetėrsueshėm i Partizanit. Kur themi Panajot Pano, nėnkuptojmė Partizanin. Prandaj e shikoj tė udhės qė numri dhjetė tė mbetet, pasi vetėm nė kėtė mėnyrė e kujtojmė ēdo ditė tė madhin Pano. Gjithsesi, ky mund tė mbetet njė debat i hapur, por sot me dhimbje ne duhet tė pėrulemi pėr herė tė fundit para trupit tė legjendės sė futbollit shqiptar, Panajot Pano. Partizani dhe i gjithė futbolli shqiptar kanė humbur lojtarin mė tė mirė tė gjitha kohėrave, kėshtu qė tė gjithė duhet tė mblidhemi dhe tė gjejmė mundėsitė pėr ta pėrjetėsuar kėtė figurė, i cili nuk mund tė barazvlerėsohet thjesht me njė fanellė tė kuqe, qė mban numrin dhjetė,- u shpreh dje pėr Sportin shqiptar presidenti i Partizanit, Albert Xhani. (Sporti Shqiptar) |
|
Futu ne faqe per te shkruar Koment.
|
|
Vetem anetaret mund te bejne vleresime.
Ju lutemi te futeni ne faqe.
Nuk ka asnje vleresim.
|
|
Nuk je anetar? Kliko ketu per tu regjistruar.
Harrove fjalekalimin? Kerko nje te ri ketu.
|
|
Duhet te futesh ne faqe per te komentuar.
|
|