06.09.2010 12:40
Menu
· Fillimi
· Kampionati
· Kupa e Shqiperise
· Skuadra
· Europa
· Historia
· Ekipet e moshave
· Forumi
· Ultras Guerrils 08-09
· Dyqani
Dyqani
Partizani ne Facebook
Vizitoret
· Miq ne faqe: 4

· Anetare ne faqe: 0

· Anetare gjithsej: 332
· Anetari me i ri: Marko
Legjendat si Panajoti nuk vdesin kurrė
Yjet...Futbolli shqiptar ėshtė nė zi, sportdashėsit e shumtė tė futbollit janė nė zi, tė gjithė ata qė e kanė njohur Panajot Panon janė nė zi. Futbolli shqiptar ka humbur legjendėn e tij, tė madhin e tij tė tė gjithė kėtyre viteve e dekadave tė fundit, Panajot Panon. Epokat lindin figura nė ēdo fushė dhe nė futboll epoka lindi njė Pano qė jeta e tij u shua, por jeta futbollistike dhe historia e njė lojtari legjendė si PANO nuk vdesin kurrė…

Lajmi i hidhur pėr tė gjithė shqiptarėt se ėshtė ndarė nga jeta legjenda e futbollit shqiptar Panajot Pano u mėsua ditėn e martė mė 19 Janar 2010. Lajm i hidhur pėr tė gjithė ata qė e kanė njohur tė madhin e futbollit shqiptar, tė madhin e ekipit tė Partizanit, tė madhin dhe tė paarritshmin futbollist deri mė sot nė Shqipėri. Tė gjithė u prekėn nga ky lajm i papritur dhe i hidhur pėr ndalimin e rrahjes sė zemrės sė Panajot Panos, nga njė atak kardiak.

E ky atak i pabesė nuk ka goditur vetėm zemrėn e tė madhit Pano. Ai ka ndaluar tė rrahurat e zemrės sė tij, por ka goditur e prekur zemrat e tė gjithė shqiptarėve qė e kanė njohur Panajot Panon si futbollist por dhe si njeri. Janė prekur tė gjithė por mė tepėr u prekėn e po lotojnė familjarėt me nė krye Ledion, djalin e tij gjithashtu ish futbollist i kombėtrares e Partizanit, u prekėn dhe po lotojnė miqtė e shokėt e tij tė shumtė anė e mbanė vendit, u prekėn dhe po lotojnė pėr tė madhin Panajot plejadat e futbollistėve qė e kanė njohur e luajtur me tė, u prekėn dhe po lotojnė tė gjithė plejadat e futbollistėve tė dalė nga klubi i futbollit Partizani, u prekėn dhe po lotojnė tė gjithė ata qė e duan futbollin shqiptar, ata qė e duan ekipin e Partizanit ku ai u rrit si futbollist, por u prekėn dhe po lotojnė edhe fėmijėt qė sapo kanė nisur tė luajnė futboll e qė ėndrra e tyre ėshtė tė bėhen si i madhi, legjenda e futbollit tone, Panajoti.

Tė flasėsh pėr kėtė legjendė ėshtė e vėshtirė sepse nuk mund tė gjeshė njė figurė si ai qė ka shkėlqyer si futbollist, por nė njė tjetėr aspekt tė flasėsh pėr Panajotin si futbollist e njeri ėshtė shumė e lehtė pėr kėdo, bile edhe pėr atė qė nuk e ka parė e njohur asnjėherė. Panon e njihte loja qė ai bėnte, e njihnin golat e tij tė shumtė, e njihte emri si futbollisti mė i famshėm i Kombėtares e Partizanit nė fushėn e blertė. Me golat e tij spektakolar me gjuajtjet e tij tė menjėhershme dhe tė pandalshme nga portierėt, me driblimet e tij tė papara do ta njihnin edhe mbrojtėsit e ekipeve tė mėdhenj tė Europės, do ta njihte edhe Shultz i kombėtares Gjermane qė vaujti aq shumė nė vitin 1967 nė stadiumin “Qemal Stafa” pėr ta markuar.

Famėn e tij si futbollist e shpėrndanin zėrat e komentatorėve tė futbollit nė radio e televizor anė e mbanė Shqipėrisė. Nė dy dekada nė vitet 1955 deri mė Maj 1975 kur ai do tė dorėzonte fanellėn e tij me numėr 10, do tė ishin vite kur emri e fama e tij e tij si futbollist do tė dominonin ambjentin sportiv nė fushė e jashtė saj. Tė gjithė plajadat e lojtarėve dhe sportdashėsve tė futbollit tė atyre viteve i kujtojnė dhe i kanė akoma tė freskėta thėniet e Mazrekut e Bellovės pėr golat e Panos. Ai ka qenė njė lojtar qė ka lėnė mbresa e kujtime tė pashlyera dhe tė paharruara nė mendjet e atyre qė e kanė parė nė fushėn e blertė tė futbollit. Sprinti i tij i menjėhershėm nuk tė linte kohė tė reagoje. Driblimet e tij sa nė tė majtė e nė tė djathtė gjithashtu nuk u jepnin kohė mbrojtėsve tė reagonin. Kur Pano merrte topin do tė dridheshin mbrojtėsit e portierėt, sepse e dinin se ēfarė ishte nė gjendje tė bėnte ai me topin. Ai do ta dėrgonte topin atje ku ai dėshironte me njė lehtėsi si asnjė lojtar tjetėr. Pėr cilėsitė e tij si futbollist, pėr golat e tij me Kombėtaren e Partizanin ai ka lėnė mbresa e kujtime tek shokėt e ekipit tė tij, por edhe tek kundėrshtarėt qė nuk kishin se si ta ndalonin, kur Pano merrte topin. Jo mė kot njė trajner i njohur i Tiranės sė atyre viteve kur luante Pano, pėr tė instruktuar lojtarėt e tij se si duhej ta markonin Panajotin nė fushė, mori njė mace e hodhi nė fushėn e stėrvitjes dhe u thotė lojtarėve tė tij kapeni dhe nėse e kapni atėhere unė bindem se do ta mbani e markoni Panajotin. Pano ishte i pakapshėm nga mbrojtėsit, i paarritshėm nė sprintet e gjuajtjet e tij, i paarritshėm si lojtar futbolli, i kompletuar me tė gjitha cilėsitė e nevojshme qė i duheshin njė lojtari nė fushėn e blertė tė futbollit. Po bėhen vite e dekada nė futbollin tonė qė nuk shohim njė lojar si ai, tė kompletuar me cilėsitė e karakteristikat e tij, me tiparet e virtutet e tij si nė fushė e jashtė saj. Ėndrra e ēdo futbollisti ka qėnė e mbetet tė bėhet i famshėm si Pano.

Ky ishte Panajot Pano e kur tani mendon se ai nuk jeton mė, drithėrimat na pėrshkojnė trupin, sytė na lotojnė, zemra na qan e shpirti na dhemb. Futbolli shqiptar ėshtė nė zi, sportdashėsit e shumtė tė futbollit janė nė zi, tė gjithė ata qė e kanė njohur Panajot Panon janė nė zi. Futbolli shqiptar ka humbur legjendėn e tij, tė madhin e tij tė gjithė kėtyre viteve e dekadave Panajot Panon. Epokat lindin figura nė ēdo fushė dhe nė futboll epoka lindi njė Pano qė tani nuk jeton. Nuk jeton mė legjenda e futbollit shqiptar i madhi Panajot, “Mjeshtėri i sportit”, “Mjeshtėr i Merituar”, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Nderi i kombit”, por jeton e do tė jetojė nė shekuj lavdia dhe emri i tij si futbollist, kujtimet e golat e tij, jeta dhe vepra e tij si legjendė e pėrhershme e futbollit tonė. U shua Pano si fizik por jo vepra dhe historia e tij. Vepra, jeta futbollistike dhe historia e njė lojtari legjendė si PANO nuk vdesin kurrė.

(Halil VATA)
Komentet
Nuk ka komente.
Shkruaj nje koment
Futu ne faqe per te shkruar Koment.
Vleresimi
Vetem anetaret mund te bejne vleresime.

Ju lutemi te futeni ne faqe.

Nuk ka asnje vleresim.
Futu ne faqe
Pseudonimi

Fjalekalimi



Nuk je anetar?
Kliko ketu per tu regjistruar.

Harrove fjalekalimin?
Kerko nje te ri ketu.
Shoutbox
Duhet te futesh ne faqe per te komentuar.

02.09.2010 17:51
Ma ha mendja se ai e ben kastile per ta zvarrit si ceshtje. Por besoj se nuk mund te vazhdoj te mos paraqitet sa te doje ai. Puna eshte se kjo e le gjendjen te ndere.

02.09.2010 15:40
po sa her mund te shtyhet gjyqi kshu? po sikur mos vi asnjer ai? se sikur esht shtyr 2-3 her der tani

02.09.2010 15:27
kishte frike se mos e hante koqen e plumbit prandaj su ka paraqit Smile

02.09.2010 13:52
gjyqi eshte shtyre per ne 6 shtator. nuk u paraqit Xhani

01.09.2010 21:13
ishalla me lajme te mira neser

31.08.2010 20:55
s'jam brenda po them atere, meqe s'lejohem te them jam jasht

31.08.2010 19:59
Ne cfare do cepi te Tiranes te jesh 30 lek te kushton dhe mos thuaj qe je jashte, pastaj na i jep ne ato leke se po bejme gati banderolat !

31.08.2010 14:46
Sa lek me kushton avioni der atje, me mir i paguaj rrogen ndonje lojtari

30.08.2010 20:42
Eni do vish te Enjten, ta marr gazeten me vete ta jap ta botosh dhe mos me thuaj qe jam jashte !

30.08.2010 14:18
ne oren 9:30 fillon protesta

Koha e renderit: 0.55 sekonda 370,433 Vizitore