06.09.2010 12:38
Menu
· Fillimi
· Kampionati
· Kupa e Shqiperise
· Skuadra
· Europa
· Historia
· Ekipet e moshave
· Forumi
· Ultras Guerrils 08-09
· Dyqani
Dyqani
Partizani ne Facebook
Vizitoret
· Miq ne faqe: 2

· Anetare ne faqe: 0

· Anetare gjithsej: 332
· Anetari me i ri: Marko
Panajot Pano, gjeniu i fushės sė blertė dhe ylli i sportit shqiptar
YjetSi ato lajmet e kobshme pėr fatkeqėsitė e mėdha ėshtė pėrhapur edhe lajmi tejet i trishtueshėm, pėrmes tė cilit ėshtė njoftuar se zemra e madhe e mbretit tė futbollit tonė, Panajot Pano, ka pushuar sė rrahuri, pas njė ataku kardiak, nė SHBA. Lajmi i ardhur nga Xheksonvilli i Floridės sė pėrtej oqeanit ėshtė pėrhapur me shpejtėsinė e rrufesė dhe e gjithė Shqipėria ėshtė pikėlluar pėr kėtė humbje tė rėndė e tė papritur. Presidenti i Republikės, Bamir Topi, ka ngushėlluar familjen e Mjeshtrit tė Madh, duke shprehur keqardhjen e tij si dhe duke bėrė vlerėsimet e konsideratat mė tė larta pėr kėtė sportist tė kalibrit ndėrkombėtar dhe nga mė tė dashurit e mė popullorėt nė tė gjithė vendin. Paskėtaj Kryeministri Sali Berisha dhe Qeveria kanė nderuar me njė minutė heshtje kujtimin e Panos si dhe kanė vendosur pėr t’i bėrė nderime tė veēanta kėtij kolosi tė sportit tonė, duke marrė pėrsipėr sjelljen e trupit tė tij nė atdhe dhe organizimin e ceremonialit tė varrimit me shpenzimet e shtetit. Eshtė vendosur gjithashtu shpallja e zisė kombėtare nė ditėn e varrimit dhe ngritja e flamurit nė gjysmėshtizė.

Gjeniu i madh i fushės sė blertė ėshtė shuar, zemra e tij ka pushuar sė rrahuri. Vdekja e tij ėshtė njė humbje e madhe pėr mbarė Shqipėrinė e mė gjerė, pėr familjen e tij, nė radhė tė parė, por edhe pėr tė afėrmit, shokėt e miqtė, pėr gjithė sportin shqiptar dhe futbollin tonė nė veēanti.

Si njė bashkėkohės, i rritur me Panajot Panon dhe duke ecur pėrkrah njėri-tjetrit pėr afro 60 vite me radhė, madje si njė shok dhe mik i ngushtė e tė lidhur familjarisht midis nesh, sigurisht qė kemi ruajtur shumė kujtime tė bukura e tė paharruara nė “marshimin tonė sportiv”. Nėna e tij, Vasilika, kuzhinierja jonė e dashur nė vitet e rinisė, nė shkollen e fiskulturės e, po kėshtu, edhe motra, Kaliroi, kampione kombėtare nė hedhjen e shtizės e shoqe e klasės sonė, na kanė njohur e miqėsuar qė nė vegjėli. Veē kėsaj edhe baballarėt tanė ishin shokė e miq tė mirė, ashtu sikurse dhe dy vėllezėrit, Fori e Telati. Mė vonė, kur Joti ėshtė lidhur me Rebekėn e kanė krijuar familjen e tyre, duke sjellė nė jetė edhe dy lulet mė tė bukura, Ledion e Nertilėn, atėherė rrethi ynė ėshtė zgjeruar edhe mė shumė e miqėsia jonė ėshtė forcuar mė tej. Nė kėto rrethana ne kemi ecur bashkėrisht nė rrugėn e bukur tė sportit, duke qenė pranė njėri-tjetrit, veēse nė dy drejtime tė ndryshme. E kam parasysh qė nė fėmijėrinė e tij, kur vinte te nėna Vasilikė e te motra, Kaliroi, dhe na ndiqte nė mėsimet e lodrat tona. Ishte njė ēunak i shkathėt dhe i zhdėrvjellėt, njė ēamarrok simpatik, qė kishte fituar zemrat e tė gjithėve. Ai na donte shumė, por ama edhe ne pėrgjėroheshim pas tij.

Panajoti ėshtė lindur nė qytetin e Durrėsit mė 7 mars tė vitit 1939, nė njė familje tė thjeshtė punėtore, e cila ėshtė shpėrngulur shpejt nė kryeqytet, pėr tė jetuar e punuar pėrgjithmonė. Pikėrisht kėtu, pra nė Tiranė, ai ka nisur edhe mėsimet nė shkollė, ku ka spikatur dėshira e pasioni pėr sportin qė nė moshė fare tė njomė. Cilėsitė e tij tė mira kanė tėrhequr vėmendjen e mėsuesve tė vet dhe ai shpejt ka pėrfunduar nė “fidanishten” e futbollit tė 17 Nėntorit (sot KF Tirana), madje nė duart e njė mėsuesi dhe ustai tė mrekullueshėm, siē ishte mjeshtri i famshėm dhe i paharruar, Xhavit Demneri.

Nga ekipi i tė rinjve, ku fillimisht ka luajtur si portier e ėshtė shpallur kampion, pa vonesė kaloi te tė rriturit, ku u dallua si njė sulmues i talentuar, me tė dhėna tė mrekullueshme dhe me njė tė ardhme tė shkėlqyer. Vėrshimi i tij ka qenė i vrullshėm dhe brenda njė periudhe tė shkurtėr ėshtė ngjitur nė nivelin e njė mjeshtri tė vėrtetė, duke pasur bashkėkohės yje tė tillė tė ndritshėm si Halili, Frashėri etj. Dy vjet me radhė (1957‑1959) ėshtė aktivizuar plotėsisht nė ekipin e tė rriturve nė kampionatin kombėtar, kurse mė 1958, nė njė turne miqėsor ndėrkombėtar nė ish‑Bashkimin Sovjetik, ka demonstruar talent e cilėsi tė veēanta. Nė vitin 1959 ka shėnuar njė shkėlqim tė madh, duke u evidentuar e afirmuar si futbollist i klasit tė lartė.

Por kulmet sportive tė Panajotit janė arritur te Partizani, ku ka ngjitur shkallėt mė tė larta tė mjeshtėrisė, duke u bėrė “njėshi i futbollit shqiptar”, me njė simpati e popullaritet tė jashtėzakonshėm nė tė gjithė vendin. Teknika e lartė, shpėrthimet e shpejta e tė befasishme, vėrshimet dhe sprintet e pandalshme, driblimet dhe fintet e bukura, gjuajtjet e forta me tė dyja kėmbėt dhe nė ecje e sipėr, kėrcimet e fuqishme dhe goditjet me kokė si dhe mjaft elemente tė teknikės individuale e cilėsi tė tjera, e kanė formuar e kompletuar mė sė miri dhe i kanė dhėnė tiparet e njė futbollisti tė kalibrit ndėrkombėtar.

Mė 6 mars tė vitit 1960, nė prani tė mė shumė se 50.000 spektatorėve dhe nė njė fushė tė mbuluar nga dėbora, Pano ka zhvilluar ndeshjen e parė ndėrkombėtare me Partizanin, nė stadiumin e Berlinit dhe i ka mahnitur tė pranishmit me lojėn e tij tė bukur dhe klasin e lartė, shpejtėsinė, energjinė dhe dinamizmin djaloshar. Komentatori gjerman mė ka pyetur pėr tė dhe unė i kam thėnė se “ėshtė njė nga talentet e reja dhe se do tė na bėhet futbollist i madh”. Pastaj ai ka vazhduar transmetimin dhe nė komentin e tij ka thėnė fjalėt mė tė mira, duke u shprehur me superlativa si pėr skuadrėn tonė, ashtu edhe pėr lojtarėt e saj, duke veēuar Panajotin dhe lojėn e tij: “Mė pak se dy vjet mė parė skuadra shqiptare e Partizanit ka lėnė nam me lojėrat dhe sukseset e saj nė Gjermani, duke entuziazmuar dhe bėrė pėr vete mijėra simpatizantė. Dhe sot ajo ėshtė pėrsėri midis nesh, me tėrė imazhin e saj mbresėlėnės. Mjeshtrat e turneut tė 1958‑s Resmja, Fagu, Maliqati, Deliallisi, Papadhopulli, Merja, Ndini, Kraja, Jashari, Deda, Shllaku, Bespalla, T.Shehu, F.Vogli etj., janė edhe kėtė herė tė pranishėm, por midis tyre unė shoh edhe njė talent tė rrallė, pėr tė cilin miku dhe kolegu im, Zoti Bellova, mė ka thėnė fjalėt mė tė mira pėr cilėsitė dhe perspektivėn e tij. Unė do tė thoja se qė tani ai ėshtė njė futbollist i shkėlqyer, mė i mirė se gjithė tė tjerėt. E ky quhet Panajot Pano!” Kėshtu ai bėri njė nga prezantimet e para dhe njė nga lojėrat e bukura me Partizanin, pėr tė vazhduar pastaj rrugėn e suksesshme, duke zhvilluar qindra ndeshje tė tjera, duke tundur rrjetat e portave kundėrshtare dhe duke kryer veprime spektakolare. Nga ndeshja nė ndeshje ai ka ardhur duke e perfeksionuar teknikėn e lojės, ka fituar pjekuri dhe e ka ngritur gjithnjė e mė lart mjeshtėrinė e tij. Duke luajtur pėrkrah lojtarėve mė tė shquar tė futbollit tonė dhe duke pasur nė krye mėsues e trajnerė tė mėdhenj, si mjeshtrat e paharruar Loro Boriēi e Rexhep Spahiu, ėshtė bėrė edhe Joti njė mjeshtėr si ata e kaluar tyre. Dhe mė e rėndėsishmja ėshtė se ai ėshtė bėrė njė nga sportistėt mė tė dashur e mė popullorė tė vendit, me njė kredibilitet e simpati tė rrallė. Kėsisoj ai ka fituar 5 herė anketėn tradicionale tė gazetės “Sporti Popullor” pėr “10 sportistėt mė tė mirė tė vitit”; ėshtė fitues i 4 kampionateve kombėtare e i 5 Kupave tė Shqipėrisė, fitues i Kupės Ballkanike midis klubeve (1970‑1971), i medaljes sė argjendtė nė Turneun e Ushtrive tė Lindjes, nė Hanoi (1963), 3 herė golashėnuesi mė i mirė i kampionateve tona, fitues i anketave “Sportisti mė i mirė i shekullit” (2000) dhe “11‑shi mė i mirė nė tė gjithė historinė e futbollit shqiptar” si dhe i mjaft trofeve e titujve tė tjerė nė veprimtari tė ndryshme.

Mjeshtri i talentuar i futbollit tonė Panajot Pano ėshtė dalluar edhe nė shumė ndeshje ndėrkombėtare si me ekipin e Partizanit, ashtu dhe me pėrfaqėsuesen e qytetit tė Tiranės e kombėtaren e Shqipėrisė, si nė takime miqėsore, ashtu edhe nė veprimtari zyrtare pėr kampionatet ballkanike, europiane, botėrore e turne tė ndryshėm. Ai e ka veshur 24 herė fanellėn e pėrfaqėsueses sonė, si lojtar e kapiten i saj, si dhe ka zhvilluar 3 takime me skuadrėn olimpike tė Shqipėrisė. Kontributi i Panajot Panos nė sportin shqiptar ėshtė tejet i ēmuar dhe i vlerėsuar. Prandaj ai ėshtė shpėrblyer me ndere tė mėdha, qė do t’i kishte zili ēdo qytetar i tokės sonė. Dashuria e simpatia e jashtėzakonshme nga mijėra e mijėra njerėz tė moshave e profesioneve tė ndryshme nė tė katėr anėt e vendit, ėshtė pa dyshim “dekorata” mė e lartė qė i ka dhėnė mbarė populli dhe opinioni i gjerė kėtij ylli tė madh e tė pashuar tė sportit tonė. Mandej urdhrat, medaljet e dekorimet e tjera janė pa fund: “Sportisti mė i mirė i shekullit”, fitues i anketės “11‑shi mė i mirė i 55 kampionateve kombėtare”, dekorata dhe tituj tė lartė “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Mjeshtėr i Merituar i Sportit”, “Mjeshter i Madh i Punės” (2005), dekorimi i bėrė nga FIFA pėr kontributin e madh nė futboll, si dhe medalje e urdhra tė tjera (”Naim Frashėri”, “Urdhri i Punės” etj), janė njė dėshmi e qartė e sukseseve dhe e ndihmesės sė dhėnė nga Panajoti nė tė mirė tė futbollit e sportit tonė. Dhe kurorėzimi i gjithēkaje nė jetėn dhe veprimtarinė e dobishme tė kėtij gjeniu tė futbollit tonė ėshtė nderimi i bėrė vitin e kaluar nga Presidenti i Republikės, Bamir Topi, duke e dekoruar me urdhrin mė tė lartė “Nderi i Kombit”. Presidenti i Nderit i Federatės Shqiptarė tė Futbollit dhe i Klubit Sportiv “Partizani”, njė nga mjeshtrat mė tė mėdhenj tė sportit e futbollit shqiptar, sportisti e futbollisti mė popullor i vendit, Panajot Pano, ėshtė ndarė nga ne pėrgjithmonė dhe do tė na mungojė pėrjetėsisht. Por emri i tij do tė rrojė nė zemrat tona, i skalitur me germa tė arta nė “Librin e Nderit tė Sportit Shqiptar”, duke nxitur e frymėzuar tė gjithė sportistėt dhe mjeshtrat e ardhshem tė sportit tonė.

Panajot Pano mbetet njė simbol e njė legjendė e pavdekshme nė historinė e sportit shqiptar. Si njė shembėlltyrė e rrallė dhe e gjithanshme, si njė familjar e qytetar i nderuar dhe, mbi gjithēka, si njė njeri tejet i thjeshtė, me njė shpirt tė pastėr e human, si pakkush, ai ka rrezatuar e rrezaton veē dritė e mirėsi dhe, si ai pishtari olimpik, u prin tė gjithė brezave nė rrugėn e njė ardhmėrie edhe mė tė mirė.

Lavdi tė pėrjetshme kėtij ylli tė pashuar tė sportit tonė!

(Ismet Bellova, Sporti Shqiptar)
Komentet
Nuk ka komente.
Shkruaj nje koment
Futu ne faqe per te shkruar Koment.
Vleresimi
Vetem anetaret mund te bejne vleresime.

Ju lutemi te futeni ne faqe.

Nuk ka asnje vleresim.
Futu ne faqe
Pseudonimi

Fjalekalimi



Nuk je anetar?
Kliko ketu per tu regjistruar.

Harrove fjalekalimin?
Kerko nje te ri ketu.
Shoutbox
Duhet te futesh ne faqe per te komentuar.

02.09.2010 17:51
Ma ha mendja se ai e ben kastile per ta zvarrit si ceshtje. Por besoj se nuk mund te vazhdoj te mos paraqitet sa te doje ai. Puna eshte se kjo e le gjendjen te ndere.

02.09.2010 15:40
po sa her mund te shtyhet gjyqi kshu? po sikur mos vi asnjer ai? se sikur esht shtyr 2-3 her der tani

02.09.2010 15:27
kishte frike se mos e hante koqen e plumbit prandaj su ka paraqit Smile

02.09.2010 13:52
gjyqi eshte shtyre per ne 6 shtator. nuk u paraqit Xhani

01.09.2010 21:13
ishalla me lajme te mira neser

31.08.2010 20:55
s'jam brenda po them atere, meqe s'lejohem te them jam jasht

31.08.2010 19:59
Ne cfare do cepi te Tiranes te jesh 30 lek te kushton dhe mos thuaj qe je jashte, pastaj na i jep ne ato leke se po bejme gati banderolat !

31.08.2010 14:46
Sa lek me kushton avioni der atje, me mir i paguaj rrogen ndonje lojtari

30.08.2010 20:42
Eni do vish te Enjten, ta marr gazeten me vete ta jap ta botosh dhe mos me thuaj qe jam jashte !

30.08.2010 14:18
ne oren 9:30 fillon protesta

Koha e renderit: 0.22 sekonda 370,432 Vizitore