· Miq ne faqe: 2
· Anetare ne faqe: 0
· Anetare gjithsej: 333
· Anetari me i ri: Gibbs
|
|
|
Pritshmėritė e viti tė ri 2010 dhe "tre muskėtierėt" e Partizanit |
|
 Pėrtej urimit pėr njė vit tė mbarė futbollistik, sigurisht qė tė gjithė shpresojmė qė 2010-ta tė jetė ndryshe pėr Partizanin. Sepse, Superliga ka nevojė pėr skuadra si kjo, por edhe pėr Elbasanin, Lushnjėn e ndonjė tjetėr. Qė tė mos krijohen diferenca tė tilla nė renditje, mes skuadrės sė parė, atyre qė e ndjekin dhe pjesės tjetėr tė klasifikimit.
Lajme tė shumta sportive do tė ketė ky vit, sepse do tė shtrohen me tapet tė ri disa stadiume, tė tjera do tė bėhen me ndriēim, do tė vijojnė "gabimet njerėzore" tė gjyqtarėve etj., etj. Por edhe pse gjendet nė kategorinė e parė, Partizani ėshtė ndryshe. Gjithmonė ka pėrbėrė dhe pėrbėn lajm! Ndaj 2010-ta pritet tė jetė i "demave tė kuq", sa pėr meritė tė Bejzades e Pinarit me shokė, po aq edhe tė problematikut pėr mirė dhe pėr keq, Albert Xhanit.
Partizani tashmė ka "tre muskėtierė", qė ndjellin shpresė pėr ditė mė tė mira tė tij, por edhe pėr tėrė futbollin elitar shqiptar. Sepse mungesa e Partizanit nė Superligė nuk mund tė krahasohet kurrėn e kurrės me atė tė Njukasėllit nė "Premier League". Pėr qindra arsye, jo vetėm tė historikut dhe traditės, por tė asaj qė ėshtė mė kryesorja nė futbollin e sotėm, nxjerrjen e talenteve dhe rritjen profesionale tė tyre, nė funksion edhe tė ekipeve kombėtare.
Tre financues nė krye tė skuadrės sė kuqe gjen ky vit i ri, si pėr tė thėnė se "bashkimi bėn fuqinė". Pėrveē Xhanit, njė ndėr presidentėt mė "veteranė" tė futbollit shqiptar, Partizani do tė mbėshtetet tashmė edhe mbi shpatullat e dy aksionarėve tė rinj, prej vėrteti, si Paro Laēi dhe Lulėzim Sallaku, qė para sė gjithash e duan me shpirt atė.
Dashamirėsit e kuq, por jo vetėm ata, nė kėtė vit sytė do t'i kenė jo pak edhe nga legjenda e futbollit tonė, Partizani. Sepse, me "tre muskėtierė" nė krye, pritshmėritė ngjallin optimizėm, japin garanci ekonomike, "thembra e Akilit" tė kėsaj skuadre. Futbollistėt vetė kanė filluar tė ndiejnė siguri, duke marrė jo vetėm pagat, por edhe premio. Gjė e cila do tė "pėrkthehet" detyrimisht nė rezultate. Njė merkato cilėsore, e premtuar nga "tre muskėtierėt" Xhani-Laēi-Sallaku, njė kalendar favorizues nė fazėn e dytė, por edhe objektiviteti e jo ēmenduria e ndonjė gjyqtari, pėrbėjnė terrenin e rikthimit tė Partizanit nė Superligė. Edhe pse nuk duket diēka e lehtė, pėrkundrazi, nisur edhe nga rivaliteti pėr kreun e kategorisė sė parė.
Mbi tė gjitha, ky trinom drejtues pėrbėn garanci suksesi tė mėtejshėm, sepse tani Partizani do tė funksionojė si klub modern, shoqėri e vėrtetė aksionare, me mė shumė para, por mė kryesorja, me mė shumė pėrgjegjshmėri nė likuiditete, balanca, objektiva. Me Xhanin "udhėrrėfyes", qė krijoi tė parėn akademi futbolli nė Shqipėri, nga e cila janė mbushur skuadrat kryesore tonat, Laēi dhe Sallaku janė njė vlerė e madhe e shtuar nė "familjen e kuqe". E cila tashmė ka tė drejtė tė besojė se trofetė nuk do tė jenė mė "mollė e ndaluar" pėr tė.
Por mė parė duhet bėrė realitet rikthimi nė Superligė, pėr tė mirėn e tė gjithėve, tė vetė futbollit shqiptar. "Tre muskėtierėt" e kuq japin garanci edhe se asnjė arbitėr nuk mund ta marrė mė nėpėr kėmbė nderin, djersėn, paratė dhe sakrificat e partizanasve, ashtu si rėndom ka ndodhur vitet e fundit. Japin garanci pėr njė bashkėpunim modern me tifozėt e zjarrtė tė Partizanit, ata qė kurrė nuk e lanė vetėm skuadrėn e tyre tė zemrės.
Sidoqoftė, tė gjitha kėto pret t'i galvanizojė viti 2010, qė sapo ka nisur, pėr tė parė nėse Partizani i ri do tė ketė ndopak nga ai i Boriēit, Panos, Resmjes, Mustės, Jankut, Fagut, Papadhopullit, Shllakut, Muratit, Haxhiut, Shulkut, Toles, Millos, Berishės, K.Hysit, Seferit, Spahiut, Rragamit, Birēes, Likės, Duros, Pinarit, Bakajt, Muzakės e sa e sa tė tjerėve, apo larg qoftė, "tullumbace e kuqe"! (Xhevdet Zekaj) Share |
|
Futu ne faqe per te shkruar Koment.
|
|
Vetem anetaret mund te bejne vleresime.
Ju lutemi te futeni ne faqe.
Nuk ka asnje vleresim.
|
|
Nuk je anetar? Kliko ketu per tu regjistruar.
Harrove fjalekalimin? Kerko nje te ri ketu.
|
|
Duhet te futesh ne faqe per te komentuar.
|
|