10.09.2010 17:46
Menu
· Fillimi
· Kampionati
· Kupa e Shqiperise
· Skuadra
· Europa
· Historia
· Ekipet e moshave
· Forumi
· Ultras Guerrils 08-09
· Dyqani
Dyqani
Partizani ne Facebook
Vizitoret
· Miq ne faqe: 2

· Anetare ne faqe: 0

· Anetare gjithsej: 333
· Anetari me i ri: Gibbs
Kupa e Kampioneve, 1979: Celtic Partizani 4-1, te kuqte eleminohen ne Skoci
EuropaPas humbjes 1-0 ne Tirane, Celtic arrin te permbyse rezultatin ne Skoci duke fituar 4-1 ne nje stadium te mbushur me 51,000 tifoze. Skocezet dominuan ndeshjen e kthimit fale depertimeve te tyre nga krahet dhe lojes ne ajer.

Me asiste nga Davie Provan dhe Johhny Doyle nga krahet, Roy Aitken (2), Roddie McDonald dhe Vic Davidson shenuan kater gola qe siguruan kalimin e Celtic ne raundin e dyte te Kupes se Kampioneve.

Celtic u gjend ne disavantazh pas nje autogoli, por arriti te kthente shpejt rezultatin ne favor te vet duke shenuar kater here ne pjesen e pare.

Murati ishte i vetmi nga Partizani qe beri nje paraqitje te mire, ndersa skuadra kishte disa ndryshime nga ajo qe fitoi 1-0 ne Tirane.

Stadiumi "Celtic Park" ishte i mbushur plot, dhe nuk mungoi drama ne pjesen e pare. Shqiptaret treguan emocione ne nje skene te madhe europiane dhe cdo here qe Celtic sulmonte me topa te larte ne zone, dukej sikur do te shenonin.

U duk qe ne fillim qe Celtic do te arrinte te gjente rrjeten nepermjet lojes ajrore. Qe ne minuten e 5' Provan kroson ne zone dhe McDonald gjuan me koke por topi kalon vetem pak jashte shtylles.

Vetem disa caste me vone Partizani rrezikon per here te pare. Eshte Murati dhe Braho qe kombinojne bukur por ky i fundit nuk arrin te gjuaj sic duhet me koke nga nje pozicion i mire per te shenuar.

Celtic vazhdoi te jete i rrezikshem me krose ne zone. Ne minuten e 10' eshte perseri McDonald qe gjuan me koke pas nje krosi nga Proval dhe me pas eshte Ahmeti qe detyrohet te largoje me koke nje top nga vija e portes.

Ne minuten e 15' vjen goli i avantazhit per Partizanin. Nje kros pa shume pretendime nga Braho, pasohet nga dy gabime te vendasve. Portieri Latchford del me hezitim ndersa Sneddon gabon ne tentative per te larguar rrezikun dhe topi perfundon ne rrjete.

Duke qene ne nje deficit 2-0, Celtic duhet te shenonte tani te pakten 3 gola per te arritur kualifikimin. Goli i pesuar e rrit lojen e vendasve qe arrijne te sigurojne fitoren perpara pushimit.

Ne minuten e 20' McDonald gjen me ne fund rrjeten me koke, pas nje krosi nga Doyle. Vetem 60 sekonda me pas eshte Provan qe fut nje tjeter kros ne zone dhe Aitken shenon nje tjeter gol me koke.

Musta nuk ishte ne nje dite te mire dhe nuk ishte aspak i sigurte pas vijes mbrojtese qe gjithashtu po tregonte probleme te medha ne mbrojtjen e krosave. Keshtu qe nuk ishte cudei qe goli i trete i Celtic erdhi shume shpejt.

Nje tjeter kros ne zone nga nje goditje kendi e Provan dhe Davidson shenon prane shtylles se dyte duke shtyre topin ne rrjete me kembe. Cuditerisht asnjeri nga shqiptaret nuk kerceu per te larguar topin.

Ne minuten e 33' arbitri suedez Bjorck jep nje penallti per skozecet pas nje nderhyrje te Bacit ndaj McCluskey. Eshte vete McCluskey qe gjuan nga pika e 11-metershit por topi shkon jashte.

Megjithate Celtic arrin te gjeje golin e katert nje minute para perfundimit te pjeses se pare. Dhe goli vjen perseri pas nje krosi ne zoe, dhe perseri me koke. Eshte Aitken qe shenon golin e dyte te ndeshjen pas nje asisti nga Provan.

Ne pjesen e dyte niveli i lojes u ul shume. Celtic kontrollon lojen, ndersa Partizani rrezikon disa here, por megjithate skocezet meritojne fitoren pasi u treguan superiore.

Partizani eleminohet keshtu nga Kupa e Kampioneve me nje rezultat te pergjithshem 4-2, ndersa Celtic vazhdon me tej. (Bazuar te artikulli i gazetes skoceze 'The Scotsman' i bituar nje dite pas ndeshjes)


Celtic - Partizani 4-1
Shenues: MacDonald (20), Aitken (22, 44), Davidson (30) / Sneddon ag (15)
Celtic: Latchford, Sneddon, McGrain, Aitken, MacDonald, McAdam, Provan, Davidson, McCluskey (Lennox), MacLeod, Doyle
Partizani: Musta, Maci, Coclli, Starova, Berisha, Ahmeti, Braho, Lame, Breca, Murati, Balligjini (Hado)
Gjyqtari: Bjorck (Suedi)
Stadiumi: Celtic Park
Spektatore: 51,000




Komentet
Nuk ka komente.
Shkruaj nje koment
Futu ne faqe per te shkruar Koment.
Vleresimi
Vetem anetaret mund te bejne vleresime.

Ju lutemi te futeni ne faqe.

Nuk ka asnje vleresim.
Futu ne faqe
Pseudonimi

Fjalekalimi



Nuk je anetar?
Kliko ketu per tu regjistruar.

Harrove fjalekalimin?
Kerko nje te ri ketu.
Shoutbox
Duhet te futesh ne faqe per te komentuar.

10.09.2010 13:39
te artikulli pare esht ajo qe ka then Prodani i FSHFse qe do njohi vendimin e gjykates qe njeh Lacin si administrator

10.09.2010 12:37
CFARE TURP I MADH...GAZETAT THOJN SE,LACI PO STERVIT EKIPIN E TIJ DHE XHANI TE TIJIN...ME DUKET SE DUHET NDERHY DIKUSH...TE DY KETA PO SHKATROJN NJE HISTORI TE MADHE DHE T LAVDISHME!

10.09.2010 09:55
O cuna Federata ke do njohi ? Neser kush do zbresi ne fushe Partizani apo PatlliZhani ?

09.09.2010 21:29
Diten e hene ishin takuar disa lojtar dhe tifoze me drejtuesit e rinj dhe me thane qe ndoshta mund te shtyhet 1 jave kampionati ose ka edhe disa lojtare te ri qe skane firmosur gjetke dhe ndoshta mund

09.09.2010 21:04
se di se sa lojtar cilsor mund t earri te marri ne 2 ditet e fundit para kampionatit. Ne janar po u be ndonje perforcim tmama po nuk ishte shume vone

09.09.2010 20:58
Do ti lutesha sahanlepiresit Bajga (jo Bajko) te largohet urgjentisht nga Partizani.

09.09.2010 20:56
Nuk dime emrat e lojtareve qe ka arritur marreveshje Paro thuhet se jane cilesore.Sa per kalamajte e Xhanit ato vlejne per ekipet e moshave

09.09.2010 20:51
Me ne fund nje drite shprese per klubin legjende!Paro besoj se do te administroje mire dhe vitin tjeter do jemi nje kategori me lar.I pershendes me gjithe zemer ato qe perkrahen Partizanin

09.09.2010 15:38
Hajde Partizani forca ket vit ne superlige!!!

07.09.2010 13:51
ashtu si thot toni esht. thjesht do rri ne fuqi ajo kontrat qe u firmos ne fillim mes Xhanit dhe Lacit

Koha e renderit: 0.22 sekonda 376,764 Vizitore