· Miq ne faqe: 3
· Anetare ne faqe: 0
· Anetare gjithsej: 333
· Anetari me i ri: Gibbs
|
|
|
"Tifozet e FK Partizani", tani nje shoqate zyrtare |
|
 Nė kohėn kur Partizani po noton nė kufijtė e mbijetesės, i rėnė nė kategorinė e parė, prej mė shumė se njė viti pa asnjė mbėshtetje financiare, njė zhvillim i ri ka dalė nė kampin e kuq.
Bėhet fjalė pėr krijimin e shoqatės sė tifozėve tė Partizanit, e cila prej se premtes sė 4 dhjetorit 2009 ka marrė edhe miratimin e gjykatės. Shoqata nė fjalė titullohet Tifozėt e FK Partizani, dhe ka kryetar Zotin Agim Gjonēaj.
Merret vesh se shoqata nė fjalė, edhe nė dokumentacionin e regjistrimit nė gjykatė, ka pėr simbol yllin e kuq me pesė cepa, por jo atė qė mban stema e Partizanit aktual, por me njė germė P tė shkruar nė mes.
Qėllimi i shoqatės nė fjalė, tashmė qė ėshtė ligjėruar edhe me vendim gjykate, ėshtė mbrojtja e vlerave tė Partizanit, njėrės prej skuadrave mė tė mėdha e tė lavdishme tė futbollit shqiptar, moslejimi i nėpėrkėmbjes sė saj nga kushdo qoftė ai, edhe nga presidenti Albert Xhani, si dhe sensibilizimi i tėrė organizmave pėrkatės pėr nxjerrjen e skuadrės nga kjo situatė kritike ku gjendet prej mė shumė se njė viti.
Shoqata mėsohet se do tė kėrkojė tė luajė njė rol parėsor nė zhvillimet nė klubin e kuq, sepse, sipas saj, Partizani nuk i pėrket njė njeriu, as dhjetė personave tė tillė, por mijėra vetėve, qė u dhemb zemra pėr tė. Ndaj do ti kėrkohet presidentit aktual, Albert Xhani, me kėmbėngulje tė madhe, pa pėrjashtuar edhe protestat publike, qė tu japė zgjidhje problemeve tė Partizanit, nėse ka mundėsi, nė tė kundėrt tė japė dorėheqjen dhe tu hapė rrugėn investitorėve tė tjerė.
Shoqata ka bėrė thirrje pėr tėrė tifozėt e kuq, anembanė vendit, qė tė aderojnė nė tė dhe tė bėhen pjesė e njė organizimi si njė trup i vetėm, nė mbėshtetje tė Partizanit, por edhe si oponenca e pakompromistė karshi drejtuesve, qė, sipas tyre, po nėpėrkėmbin fanellėn e kuqe. (Sporti Shqiptar) |
|
Futu ne faqe per te shkruar Koment.
|
|
Vetem anetaret mund te bejne vleresime.
Ju lutemi te futeni ne faqe.
Nuk ka asnje vleresim.
|
|
Nuk je anetar? Kliko ketu per tu regjistruar.
Harrove fjalekalimin? Kerko nje te ri ketu.
|
11.09.10 - Pogradec

|
-
|
|
|
|
Duhet te futesh ne faqe per te komentuar.
|
|