· Miq ne faqe: 2
· Anetare ne faqe: 0
· Anetare gjithsej: 332
· Anetari me i ri: Marko
|
|
|
Kupa Intertoto: Partizani - Ethnikos Achnas 2-1 |
|
 Partizani ėshtė eliminuar nga Kupa Intertoto, edhe pse fitoi me rezultatin 2-1 ndaj qipriotėve tė Ethnikos Achnas, dje nė stadiumin Selman Stėrmasi. Tė kuqtė kishin humbur nė ndeshjen e parė 4-2, duke i mbyllur tė dyja pėrballjet me rezultatin e pėrgjithshėm 4-5. Aventura e Partizanit nė kompeticionet evropiane kėtė herė ka pėrfunduar ende pa nisur mirė.
Me shumė probleme tė kuqtė, nuk kanė mundur tė kalojnė njė skuadėr si Ethnikos Achnas, qė nė ato pak pjesėmarrje nė Kupat e Evropės, nuk ishte kualifikuar asnjėherė nė turin e dytė. Trajneri Starova hodhi nė fushė njė formacion tė arnuar, i privuar nga mungesa e misterioze e Sasha Delainit dhe e Ardit Beqirit, qė dėmtohet dhe lė fushėn e lojės vetėm pas pesė minutash.
Megjithėse gjasat u dukėn kur nė minutėn e 2-tė, Bakaj godet shtyllėn, qipriotėt kalojnė menjėherė nė avantazh, duke tronditur shpresat e Partizanit. Kroati Stjepanoviē trondit rrjetėn pas njė gjuajtje nga jashtė zone. Tė kuqtė pėrpiqen tė reagojnė dhe e kėrkojnė golin nėpėrmjet gjuajtjeve nga larg, qė merren pėrsipėr nga Bylykbashi dhe Bakaj.
Pikėrisht fantazisti elbasanas gjen golin e barazimit, kur lėshon njė predhė nga 25 metra largėsi, qė ndalet vetėm nga rrjeta. Partizanit nis tė shpresojė, por pjesa e parė mbyllet nė shifra tė barabarta. Pėr tu regjistruar edhe njė traversė e goditur nga qipriotėt nė minutat e fundit.
Vetėm njė fitore 3-1 mund ti kalonte tė kuqtė nė turin e dytė. Sidoqoftė, pjesa e dytė nis nėn dominimin e tė kuqve, qė sulmojnė papushim portėn e qipriotėve. Sėrish Bylykbashi dhe Bakaj, i afrohen golit, kur godasin edhe njė traversė.
Starova kėrkon tė provojė tė gjitha kartat dhe hedh nė fushėn e lojės Gjylėn pėr Halilin, i cili luajti njė ndeshje pėr tu harruar, dhe mė pas Abilaliajn pėr Gallon. Megjithatė, sulmuesi vlonjat i sapofutur nė fushė realizon golin e dytė vetėm nė minutėn e fundit tė pjesės sė rregullt. Pas krosit joshės tė Bylykbashit nga kėndi, Abilaliaj godet saktė me kokė dhe shėnon.
Gjyqtari kroat Strahonja akordon katėr minuta shtesė, teksa tė kuqtė shpresojnė, duke u hedhur qė tė gjithė nė sulm. Gjithsesi, tė gjitha tentativat shkojnė dėm, pasi qipriotėt nuk lejojnė kurrsesi qė tė humbasin biletėn pėr nė turin tjetėr tė Intertotos dhe bėhen gardh para portės.
Sulejman Starova
Trajneri i Partizanit u shpreh: Ngushtimi i rezultatit tregon se ishin dy ndeshje tė forta, kishim pėrballė njė kundėrshtar tė mirė, me trajner tė mirė, me lojtarė tė mirė tė huaj, qė pėr koincidencė ishin kroatė, ashtu si edhe gjyqtarėt. Pra nė fushė ishin shumė kroatė kundėr nesh sot (dje). Ethnikosi e meritoi kualifikimin, edhe pse ne kemi qenė gjithashtu shumė afėr kėsaj arritjeje. Kemi bėrė maksimumin, nė njė pjesė tė madhe tė lojės kemi qenė shumė mirė, kemi qenė agresivė. Diēka mungoi, sepse duhet thėnė se edhe fati nuk ishte me ne. Kemi vuajtur shumė pėr tė gjetur golin e dytė, qė fatkeqėsisht erdhi shumė vonė.
Toza Sapuriē
Trajneri i Ethnikosit deklaroi: Ky ishte sigurisht njė rezultat shumė i rėndėsishėm pėr skuadrėn, pasi ėshtė hera e parė nė historinė e vet qė Ethnikos Achnas kalon njė tur nė kupat e Evropės. Ndaj Partizanit ishim shumė me fat, sepse ekipi shqiptar bėri njė ndeshje shumė tė mirė. Sigurisht, nė futboll duhet gjithmonė fat. Dua tė pėrgėzoj skuadrėn time se luajti njė futboll tė mirė, koha nė dispozicion pėr skuadrėn ishte shumė e pakėt, si pėr ne ashtu edhe pėr Partizanin. Tifozėt e shijuan lojėn qė bėnė tė dyja skuadrat, e pėrsėris Partizani ishte skuadra mė e mirė, por ne ishim mė me fat dhe kaluam turin.
Partizani - Ethnikos Achnas 2-1
Partizani: Shehi, Gallo (Abilaliaj), Bylykbashi, Bakaj, Halili (Gjyla)
Shenues: Bylykbashi 10', Abilaliaj 90' |
|
Futu ne faqe per te shkruar Koment.
|
|
Vetem anetaret mund te bejne vleresime.
Ju lutemi te futeni ne faqe.
Nuk ka asnje vleresim.
|
|
Nuk je anetar? Kliko ketu per tu regjistruar.
Harrove fjalekalimin? Kerko nje te ri ketu.
|
|
Duhet te futesh ne faqe per te komentuar.
|
|