18.06.2013 09:31
Menu
· Fillimi
· Kampionati
· Kupa e Shqiperise
· Skuadra
· Europa
· Historia
· Ekipet e moshave
· Forumi
· Partizani TV
· Dyqani
Dyqani
8476213-19247572
Me shume komente
Vizitoret
· Miq ne faqe: 2

· Anetare ne faqe: 0

· Anetare gjithsej: 444
· Anetari me i ri: gengict
View Thread
 Print Thread
Finalja: Partizani - Terbuni 1-3
Eni
#1 Print Post
Posted on 18.05.2012 16:04
Super Admin


Posts: 220
Joined: 18.11.08

Finale K2: Partizani - Terbuni 1-3

Partizani ka humbur sot me rezultatin 3-1 ne finalen e Kategorise se Dyte kunder Terbunit, por gjithesesi shef perpara drejt Kategorise se pare. Te kuqte kishin rastin qe ti shtonin koleksionit edhe trofeun e vetem qe u mungonte, por kane hasur ne nje mbrojtje solide te Terbunit dhe kane vuajtur per te ndaluar kundersulmet e tyre.

Ndeshja ka qene e bukur dhe e zhvilluar me fair-play. Niveli i lojes ka qene i mire dhe Partizani ka kontrolluar me shume topin, por pa arritur te depertoje shpesh brenda zones pukiane. Terbuni ka qene fatal me kundersulmet e shpejta dhe i ka kapur te kuqte shpesh te zbuluar ne prapavije.

Tribuna kryesore eshte e mbushur plot ndersa edhe tribuna perballe eshte pothuajse e mbushur. Dicka e vecante kjo per Kategorine e Dyte, me mijera tifoze qe rrallehere shihen edhe ne Superlige. Ultrasit kane qene si gjithnje ne krahun e majte dhe kane mbeshtetur pa pushim Partizanin.

Partizani eshte me uniformat tradicionale me gjyre te kuqe, ndersa Terbuni me te bardha.

Minutat e para jane te barabarta per te dyja skuadrat qe nderojne disa sulme por pa rrezikuar shume portat kundershtare. Ne minuten e 15-te pas nje kundersulmi, Terbuni kalon ne avantazh. Gjuajtje nga jashte zone dhe portieri Myrta nuk mund te beje asgje.

Megjithate avantazhi i pukianeve nuk zgjat shume. Partizani reagon dhe hidhet perpara. Ne minuten e 24-t vjen goli i barazimit me autor Gevin Gjoken, qe pas nje krosi perpara portes kundershtare deperton bukur dhe shtyn topin ne rrjete. Shperthen ne fetse 'Sleman Stermasi'.

Partizani i afrohet golit ne minuten e 35-te me nje goditje denimi nga 20 metra, por topi kalon vetem disa centimetra jashte. Nje minute me pare kishte tentuar Maho po me goditje denimi, por gjuajtje e tij ishte shume lart. Edhe Terbuni ka nje rast te mire me goditje denimi.

Pjesa e pare mbyllet me barazim 1-1 me minuta te mira per te kuqte ne fund te ketij 45-minuteshi. Stadiumi tashme eshte mbushur.

Loje e mire e Partizanit deri tani. Te kuqte jane me agresive dhe kane krijuar me shume raste shenimi. Skuadra e Mustes ben presion te madh ne mesfushe dhe shpesh here arrin te thyeje qe aty sulmet e Terbunit, por rrezikon disa here ne mbrojtje pasi kundershtaret dalin shpejt me kundersulme.

Pjesa e dyte fillon me nje rast te mire per Terbunin qe deperton ne zone por eshte portieri Hasan Myrta qe pret nje gjuajtje nga 10 metra. Terbuni kalon perseri ne avantazh ne minuten e 55-te pas nje kundersulmi te shpejte. Boja gabon dhe shenon autogol pas nje rremuje prane portes.

Partizani reagon pas golit. Te kuqte hidhen ne sulm dhe kane dy raste te mira shenimi. Ne minuten e 64-t jane pukianet qe rrezikojne me nje gjuajtje nga afer, por eshte Myrta qe pret dhe tregohet edhe nje here deciziv. Menjehere me pas Partizani ka nje rast te arte me nje kundersulm, por mbrojtja e Terbunit shpeton porten ne castin e fundit.

Terbuni gjen golin e trete, perseri me kundersulm, pasi partizani humb top ne gjysmefushen kundershtare. Tani behet e veshtire per te kuqte qe duhet te shenojne dy gola ne 17 minuta te mbetura.

Partizani tenton dhe sulmon me shume lojtare, por minutat kalojne dhe nuk ka me gola ne porten kundershtare. Ndeshja mbyllet me rezultatin 3-1 per Terbunin qe merr keshtu trofeun e Kategorise se Dyte.

Gjithesesi lojtaret e kuq jane duartrokitur nga tifozeria qe kishte mbushur plot stadiumin 'Selman Stermasi'. Ka qene nje sezon i shkelqyer i djemve te Mustes dhe Pelinxhit qe ne kushte te veshtira dhe pa mbeshtetje financiare kane arritur te realizojne kthesen e Partizanit qe tashme eshte ne ngjitje.

Partizani-Terbuni 1-3

Shenues: Gjoka 21′ / Capja 15′, Boja 55′ (aut), Kulli 75′
PARTIZANI: Myrta, Tata Coba 80&#8242Wink, Bleta, Verli, Batha, Gjoka, Alcani (Lleshi 56&#8242Wink, Maho, Bozha, Bojas, Sharra (Xhesi 65&#8242Wink. Trajner: Perlat Musta
TERBUNI: Miraka, Ceka, Cokaj (Mumajesi 92&#8242Wink, Betkovic, Dosti, Capja, Rroca, Kurtaj, Pepaj (Mone 78&#8242Wink, Kulli (Bardhi 90&#8242Wink, Agastra. Trajner: Gentian Stojku
Gjyqtare: Bardhyl Pashaj (Tirane), Ilir Tartari (Fier), Gjovalin Bori (Shkoder)
Kartone te verdhe: Sharra 7′, Coba 85
 
http://www.partizani.net
Eni
#2 Print Post
Posted on 18.05.2012 16:05
Super Admin


Posts: 220
Joined: 18.11.08

sphotos.xx.fbcdn.net/hphotos-ash3/581159_10150869546429471_116575139470_10111620_1985755233_n.jpg
 
http://www.partizani.net
Eni
#3 Print Post
Posted on 18.05.2012 16:06
Super Admin


Posts: 220
Joined: 18.11.08

a5.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-prn1/p480x480/562238_10150868708779471_116575139470_10109874_1189121124_n.jpg
 
http://www.partizani.net
Eni
#4 Print Post
Posted on 18.05.2012 16:07
Super Admin


Posts: 220
Joined: 18.11.08

sphotos.xx.fbcdn.net/hphotos-ash3/p480x480/577685_10150868650174471_116575139470_10109738_2059122907_n.jpg
 
http://www.partizani.net
Eni
#5 Print Post
Posted on 18.05.2012 16:07
Super Admin


Posts: 220
Joined: 18.11.08

sphotos.xx.fbcdn.net/hphotos-ash3/p480x480/562464_10150868597109471_116575139470_10109665_1756431455_n.jpg

Goli nga Gjoka
 
http://www.partizani.net
Eni
#6 Print Post
Posted on 21.05.2012 13:42
Super Admin


Posts: 220
Joined: 18.11.08

Kapiteni Rezart Maho,shume fjale kane thene pas ndeshjen kunder Terbunit,edhe une i kam degjuar ato,por shpresoj te mos jene te verteta.

Suksese dhe thashetheme:
Kemi degjuar zera per tolerim te Partizanit
Nje nder lojtaret kryesore tek ekipi i Partizanit,pjese dhe e istorise se ketij klubi,eshte dhe Rezart Maho i cili ka sakrifikuar shume gjate ketij sezoni per "Legjenden e Kuqe".Per "Sportekspresin" ai ka folur gjate per kampjonatin sid he kupen e humbur,apo dhe te ardhmen e kesaj skuadre.Sulmuesi ka mbajtur shumicen e ndeshjeve shiritin e kapitenit.Ai shpehet se synimi kryesor u arrit,por i ka mbetur peng humbja ndaj Terbunit,sidomos parate qe FSHF i jep per firuesin e trofeut. Per sa i perket te ardhmes,ai shprehet qe dikush te ndihmoje ekipin ashtu sic ka bere Maho gjate ketij sezoni,duke sakrifikuar shume si finaniarisht ashtu dhe fizikisht.
Kampjonati ka qene shume i gjate dhe i lodhshem per ne.Uroj qe fatin e keq te Partizanit mos ta kete asnje skuader.Sigurisht qe K2 ka nje nivel te ulet futbolli,por ka nje lufte te forte sportive.Kemi zhvilluar nje kampjonat shume ete mire,duke marre parasysh veshtiresite e medha qe kemi pasur.Kemi luajtur ne shume fusha te veshtira,ndaj kundershtareve qe kerkonin te na mposhtnin,por me shuem mund e sakrifice ja kemi dale mbane.Kemi dhene maksimumin ne cdo ndeshje duke e mbyllur ne vendin e pare.Sigurisht qe per kete arritje nje merite te vecante kane dhe tifozet tane.
Per finalen jam shume i zhgenjyer dhe i merzitur qe nuk e fituam ate kupe,ishim pergatitur per veshtiresite e takimit,por nuk e menduam aspak qe gjerat do shkonin ashtu sic shkuan.Ne e humben vete kupen dhe me vjen keq per kete,pasi ne loje ishte dhe nje premie prej 2mln lekesh dhe te tregohen i sinqerte i doja shume ti fitonim ato para.Doja ti fitonim, pasi afersisht te njejte kemi pasur fondin nga ana e Ministris per gjithe kampjonatin dhe te fitosh po aq per nje ndeshje nuk eshte pak.ajo ishte ndeshja jone me e dobet dhe akoma nuk e kam kuptuar se si erdhi humbja.sigurisht nuk dua ti heq meriten e kipit te Terbunit,pasi ata lujten me mire se ne dhe kishin nje skuader te forte.Luajten qete dhe arriten te fitonin ndeshjen.

Tolerimet
Ka fjale per tolerime? edhe une kam degjuar dhe do ishte <fundi i botes> nese dikush e ka bere nje gje te tille.Sigurisht kam degjuar dhe fjale dhe eshte diskutuar,por nuk kam asgje se cfare te them,pasi nuk kam prova.Perderisa nuk ka prova duhet te heshtim!

Ardhmja
Besoj se te gjithe tifozat e Partizanit jane koshiente,per sakrificen qe kam bere une per skuadren.Ishte hera e pare qe kam luajtur ne K2 dhe kete e bera vetem per "Partizanin".Kam qene pjese edhe me pare e skuadres si ne superjoreashtu dhe ne K1.Kam sakrifikuar si ekonomikisht ashtu edhe nga ana profesionale,por perseri dua ta theksoj kete e bera vetem per "Partizanin".Kam punuar shume dhe shpresoj qe kete punen time dhe te shokeve te tjre te ekipit te pasojne edhe njerez te tjere.Rikthimi i "Partizanit" eshte i domosdoshem,ndaj bej thirje qe kjo skuader duhet te ndihmohet ekonomikisht ne K1.

Humbja e kupes ka edhe nje te mire...
Sulmuesi ka treguar qe pervec anes se keqe te medaljes,humbja e asaj kupe ka dhe nje te mire."Cdo te mire e ka nje te keqe deh cdo e keqe e ka nje te mire",sepse ne rastin tone ky eshte nje sinjal per ata qe kujdesen per "Partizanin",per vete faktin se K1 ka nje tjeter nivel loje nga K2,pra kryesorja jane financat.

Per Tifozet
ata e kane mbeshtetur dhe mbajtur gjalle kete skuadre.Na kane mbeshtetur kudo,ne cdo fushe,si ne ditet me diell po ashtu dhe ato me shi e bore,per kete ata e meritojne qe skuadra e tyre e zemres te luaj ne Superiore pasi jane vertet te mrekullueshem.Une personalisht kam nje raport te mire me ta dhe i falenderoj,qe pavarsisht nga veshtiresite qe kane pasur na jane gjendur gjithmone prane.

Rikthime te Partizani ??
Partizani eshte nje ekip ku ne rradhet e tij kane kaluar shume futbolliste te cilet sot luajn ne te gjithe ekipet e kampjonatit shqiptar,ne kategori te ndryshme,nje nder ato ekipe eshte dhe Kamza,skuader e cila dje zyrtarizoi renien ne K1 nga Superiorja.Aty luajn lojtare si Ardit Beqiri,Fatjon Tafaj,Arber Capa,Sokol Ishka,etj qe vite me pare kane mbajtur veshur fanellen e Partizanit,keta futbolliste e kane shprehur deshiren per te veshur fanellen e Partizanit,fanellen e kuqe,por menjehere ne mendje te lind pyetja,,,Me cfare do paguhen keta futbolliste ?
 
http://www.partizani.net
Eni
#7 Print Post
Posted on 21.05.2012 13:43
Super Admin


Posts: 220
Joined: 18.11.08

Partizani, hije trukimi nė finale me Tėrbunin

Humbja nė finalen e Kategorisė sė Dytė ndaj Tėrbunit nuk ėshtė pėrtypur mirė te skuadra e Partizanit, pėr mėnyrėn se si ajo erdhi. Nė njė situatė tė tillė, sigurisht qė mungojnė faktet, por ajo qė pranohet nga sportdashėsit e kuq, ėshtė fakti se nė fushė loja e Partizanit ishte larg atyre takimeve tė sfidave tė fundit nė shtėpi ku fitoret kanė qenė tė padiskutueshme. Ndėrkohė Maho i cili ishte prezent nė fushė e pranon hapur se ka pasur tolerime. Fakti qė nė formacionin e “demave” mungonin njė sėrė lojtarėsh tė formacionit si Lleshi, Ēoba apo edhe Miska, ka bėrė qė tifozėt tė dalin nė njė deklaratė pėr mediat dhe tė denoncojnė hapur atė qė ka ndodhur nė fushė. Ata kanė dėnuar paraqitjen e dobėt tė ekipit tė tyre, madje duke hedhur edhe hije dyshimi pėr njė trukim tė mundshėm nga lojtarė tė veēantė, tė cilėt nuk specifikohen me emra nė kėtė deklaratė.
Njė nga shtyllat e skuadrės sė kuqe, gjatė fazės sė dytė tė kampionatit, ėshtė edhe mesfushori me tipare sulmuese Rezeart Maho. Ai, nė njė deklaratė pėr “Panorama Sport”, shprehet se ka parė sjellje tė ēuditshme nė fushė nga lojtarė tė ndryshėm, duke mos i besuar gjithēka po ndodhte. “Ishte njė ndeshje e turpshme, pėr ato qė ndodhėn nė fushė dhe pėr mėnyrėn se si shkoi pasi, personalisht kam parė shumė lėvizje tė dyshimta nė fushė, duke mos u besuar syve. Nuk mund tė akuzoj askėnd me emra, duke qenė se nuk kam fakte, por sinqerisht mė ka ardhur turp qė kam qenė nė fushė. U bėra pjesė e Partizanit fazėn e dytė tė kampionatit, duke besuar shumė nė atė grup lojtarėsh, por edhe si pasojė e kėrkesave tė shumta tė tifozėve, pėr tė cilėt kam njė respekt tė madh. Nga vetja ime kam dhėnė gjithēka nė fushė, ashtu si edhe ndeshjen e fundit ndaj Tėrbunit, nė tė cilėn u mundėm nė mėnyrė tė pashpjegueshme. Kam sakrifikuar nė tė gjitha aspektet pėrfshi edhe atė financiar dhe mė ka ardhur turp pėr atė qė ka ndodhur nė kėtė sfidė. Ėshtė e vėrtetė, qė ne arritėm tė sigurojmė me shumė vėshtirėsi ngjitjen nė Kategorinė e Parė, por finalja ishte njė ndeshje nderi, tė cilėn duhet ta fitonim pėr tifozėt tanė tė mrekullueshėm, qė nuk e meritonin njė trofe pas njė sezoni tė vėshtirė dhe tė mbushur me mbėshtetje tė pambarimta nga ana e tyre edhe nė destinacionet mė tė largėta”, – ėshtė shprehur Maho.
Trajnerėt Por mesa duket, para finales, situata nė kampin e Partizanit nuk ka qenė aspak e qetė. Burime tė sigurta pėr “Panorama Sport” kanė konfirmuar se pėrpara sfidės ka pasur edhe njė debat mes dy trajnerėve tė skuadrės sė kuqe, Perlat Musta dhe Marko Pelinxhi, nė lidhje me formacionin qė do tė luante nga minuta e parė nė finalen me Tėrbunin. Megjithatė, nuk dihen detaje tė tjera nė lidhje me debatin, por nė fushė u pa njė formacion qė nuk arriti tė bėnte gjithēka mirė, madje nė repartin e mbrojtjes u “prodhua” edhe njė autogol, i cili me pak kujdes edhe mund tė ishte shmangur. Nė takimin ndaj Tėrbunit, Partizani mund tė ketė zhvilluar njė nga lojėrat mė tė dobėta gjatė kėtij sezoni futbollistik, duke lėnė njė shije jo tė mirė nė kėtė fundkampionati te tifozėt e tij.
Shoqata e tifozėve: Zoti Musta, pse talentet janė lėnė nė stol?
Kanė qenė pranė skuadrės sė Partizanit nė qytetet dhe fushat sportive mė tė largėta nė vendin tonė, nė pėrkrahje tė 22 futbollistėve, tė cilėt deri para dy ditėsh ishin idhujt e tyre dhe po vlerėsoheshin pėr sakrificėn qė po bėnin pėr Partizanin, duke luajtur edhe tė papaguar. Por, tifozėt e kuq nuk e kanė pritur mirė humbjen nė finale, duke qenė se kishin siguruar njė mbėshtetje maksimale. Madje, ata dolėn edhe kundėr drejtuesve tė Tėrbunit pėr faktin qė ndeshja do tė zhvillohej pa drita dhe jo nė stadiumin “Qemal Stafa”. Por, pėrgjigjja nga lojtarėt nė fushė nuk ka qenė e tillė, pasi nė deklaratėn e lėshuar pėr mediat Shoqata e Tifozėve tė Partizanit i kėrkon trajnerit Perlat Musta shpjegime lidhur me formacionin qė ka hedhur nė fushė. “Jemi shumė tė zhgėnjyer nga humbja qė kemi pėsuar me Tėrbunin, por mė shumė jemi tė hidhėruar nga mėnyra se si ka ardhur kjo humbje. Besojmė se trajneri Perlat Musta moralisht duhet tė na kthejė pėrgjigje pse lojtarė tė tillė si Lleshi, Miska Ēoba, apo edhe Ēullhai, i cili nuk ka qenė fare nė stol, nuk janė pėrfshirė nė formacion, por njė pjesė e tyre janė futur si zėvendėsues. Ndėrsa pėr lojtarėt qė kanė luajtur, kemi hije dyshimi pėr mėnyrėn se si janė pėsuar golat dhe na vjen keq qė ata lojtarė qė bėnė sjellje tė ēuditshme nė fushė, nuk dinė tė vlerėsojnė peshėn e fanellės qė kanė veshur, por edhe mbėshtetjen e tifozerisė sė tyre. Megjithatė, ne do ta mbėshtesim gjithmonė fanellėn e Partizanit dhe ata futbollistė qė luajnė ndershėm dhe japin shpirtin nė fushė”, – lexohet nė deklaratėn e lėshuar nga kjo shoqatė.
 
http://www.partizani.net
Eni
#8 Print Post
Posted on 21.05.2012 13:54
Super Admin


Posts: 220
Joined: 18.11.08

Alcani, kundėr rrymės: Puka fitoi me meritė

Pas deklaratave tė ditėve tė fundit tė mesfushorit tė Partizanit, Rezeart Maho, dhe zv.trajnerit, Marko Pelinxhi, tė cilėt e pranuan hapur se nė takimin final tė Kategorisė sė Dytė ndaj Tėrbunit pati tolerime nga lojtarė tė ndryshėm, ka ardhur edhe reagimi i kapitenit nė fushė nė kėtė sfidė, Alert Alcani. Lezhjani shprehet se nuk ėshtė dakord me dy deklaratat e dhėna nga Maho dhe Pelinxhi duke u distancuar nga to: “Nuk jam aspak dakord me faktin se nė fushėn e blertė mund tė ketė pasur tolerime, pasi njė gjė e tillė nuk ėshtė e vėrtetė. Sigurisht qė nuk bashkohem me zv.trajnerin dhe kolegun tim nė skuadėr, pasi ne u munduam ta fitonim sfidėn, e cila do tė na jepte njė trofe nderi, por nuk ia dolėm. Pukjanėt luajtėn shumė mė mirė se ne, duke pasur edhe njė organikė mė tė pasur dhe arritur ta fitonin me meritė. Nė lidhje me akuzat pėr tolerim, nuk di ē’tė them asgjė mė shumė, pasi nuk i shoh reale. Partizani ka njė ekip me djem tė rinj, tė cilėt nuk kishin eksperiencėn e duhur pėr tė luajtur njė ndeshje finale si ajo ndaj Tėrbunit. Mė vjen keq pėr tifozėt, tė cilėt i zhgėnjyem me rezultatin e marrė dhe i siguroj ata se nuk ka pasur asnjė lloj toleromi”, – ėshtė shprehur pėr “Panorama Sport”, Alcani, i cili ėshtė njė nga lojtarėt mė me eksperiencė nė kampin e kuq.
Arsyeja Mė tej Alcani flet edhe nė lidhje me faktorėt qė, sipas tij, ndikuan nė humbjen e Partizanit. “Ishim ende duke festuar daljen nė Kategorinė e Parė, e cila erdhi pas shumė sakrificash. Unė personalisht nuk kam luajtur nė ndeshjet e fundit tė kampionatit, vetėm pėr tė qenė i gatshėm nė finale me dėshirėn e madhe pėr ta fituar atė. Pra, nga festa shkuam direkt nė fushė, pasi data e ndeshjes u ndryshua dhe lojtarėt nuk kishin asnjė mundėsi qė tė pėrgatiteshin fizikisht pėr kėtė takim. Madje, as stėrvitje nuk arritėm tė bėnim. Nga ana tjetėr, futbollistėt e rinj nuk ishin tė motivuar, duke qenė se pėrpara ndeshjes nuk u bė asnjė mbledhje. Ishim pėrgatitur tė luanim nė datėn 23 dhe jo atė ditė, kėshtu qė menduam se kishte kohė pėr gjithēka. Por, nuk rezultoi kėshtu, pasi Tėrbuni ishte pėrgatitur mjaft mirė, duke luajtur dhe fituar me meritė”, – ka pėrfunduar Alcani, i cili nuk jep asnjė koment shtesė nė lidhje me deklaratat pėr tolerim tė dhėna nga Pelinxhi dhe Maho.
 
http://www.partizani.net
Eni
#9 Print Post
Posted on 21.05.2012 15:59
Super Admin


Posts: 220
Joined: 18.11.08

Rezeart Maho

"Si futbollist dhe si kapiten i ekipit ne disa ndeshje ne rradhe te pare doja te: falenderoja shoket e ekipit per suksesin e arritur, me gjithe veshtiresite qe kemi patur gjate ketij sezoni...

Gjithashtu doja te sqaroja nje deklarate per shtyp ku eshte perfolur dhe aluduar per tolerime ne fushe...nga ana ime ne menyre absolute nuk eshte pohuar nje gje e tille qofte per nje apo dy individ...pertej te gjithe zhgenjimit apo merzitjes nuk me takon dhe nuk eshte pjese e karakterit tim te gjykoj punen e te tjereve...ka nje staf, trajnere dhe tifoze qe mund te japin vleresime...pozicioni im ne ekip eshte te bej me te miren time qe dhe jam munduar ne cdo rast...per sa i takon te vertes se vetme kur me eshte pyetur nje gje e tille: kam deklaruar pertej te gjithave qe jam aluduar apo dyshuar nuk kemi fakte apo prova per keto dhe nuk besoj se kjo ka ndonje lidhje me pohimin e tolerimeve...

Dhe ne fund nuk mund te le pa theksuar mbeshtetjen dhe perkrahje pavaresisht mundesive te TIFOZAVE kudo, ekipin dhe mua personalisht. Jeni me te MIRET.

Uroj qe gjerat te zgjidhen sa me shpejt per te miren e ekipit...

Faleminderit...PMTP..."
 
http://www.partizani.net
Jump to Forum:
Temat e komentuara se fundi ne forum
  Tema Shikime Pergjigje I fundit
Merkato
Partizani
1888 90 Forever Red
15.06.2013 23:48
Alban Hoxha
Lojtaret dhe stafi
205 5 Eni
14.06.2013 20:12
Gerald Tushe
Lojtaret dhe stafi
56 1 Eni
13.06.2013 15:23
Besnik Krasniqi
Lojtaret dhe stafi
116 4 Redbull
05.06.2013 19:19
Lulezim Sallaku
Lojtaret dhe stafi
182 5 Eni
04.06.2013 17:15
Instagram fk_partizani
E dua PARTIZANIN

Dhuroni ne Facebook duke perdorur PayPal, Karta Debiti ose Krediti


Deri tani $950.24
Futu ne faqe
Pseudonimi

Fjalekalimi



Nuk je anetar?
Kliko ketu per tu regjistruar.

Harrove fjalekalimin?
Kerko nje te ri ketu.
Shoutbox
Duhet te futesh ne faqe per te komentuar.

12.06.2013 20:34
Cuna a kishte ndonje banderole te Partizanit ne ndeshjen me Norvegjine? Kishte nga te gjitha klubet me te rendesishme, por s'vura re tonat.

12.06.2013 15:51
Nuk ka si te jete ndryshe! Halabakesia dhe trushpelarja e cdo lloji gjithmone grumbullohet ne nje vend,me nje emer te njohur tashme...

09.06.2013 14:01
Ndofta ke te drejte rendesi ka Partizani per ne

08.06.2013 16:27
Bajram, nga ata me sloganin 'perpara' erdhi rrenimi i Partizanit! Nuk duhet harruar ata qe i moren tokat dhe shkaterruan klubin!!!

07.06.2013 21:42
Une jam me mendimin se do jete mire per ekipin qe Presidenti te jete dhe deputet i parlamentit eshte mbrojtje e sigurte.Te pershendes Zoteri per mendimet tuaja

07.06.2013 09:08
s'ja kemi pare ndonjehere hajrin politikaneve ne.

06.06.2013 18:05
Nuk jane komente politike Zoteri.Mungesa e nje mbrojtje politike e shkaterroi klubin.Prania e tij ne politik eshte nje garanci me shume per kete ekip qe e duam shume si une,ti dhe te gjithe tifozat

06.06.2013 11:59
Bajram leri komentet politike te lutem!

05.06.2013 22:47
Personalisht dua ti uroj Presidentit Sallaku suksese dhe njekohesisht fitore ne zgjedhje pasi ai garon per deputet nen siglen PR ne Qarkun e Beratit ne jemi ndryshimi,Perpara,
Perpara,Perpara

04.06.2013 21:08
Z.Sallaku me pelqen qe thuaj duam ekip kampioni Hallall , hera e pare qe partizoni Ka gjet NJe president Tamom Urime dhe me Kampionatin ne doren tone Para Demast e Kuq

Koha e renderit: 1.84 sekonda 1,192,642 Vizitore